Pinknews
“Nina do e kuptojë se cili prind ishte problemi”/ Arbenita ‘kryqzohet’ në rrjet për deklaratën ndaj Feros
Pak javë më parë, këngëtari Fero zbuloi se ai kishte fituar kujdestarinë e vajzës pas ndarjes nga Arbenita Ismajli. Ndonjë se çiftit i mungoi ‘paqja’ gjatë divorcit, modelja nuk reagoi kur ish-bashkëshorti i saj i mori kujdestarinë e Ninës, vajzës së tyre, e cila do qëndrojë për 12 muaj me të atin, ndërsa me nënën vetëm për disa ditë në muaj.
Modelja qëndroi e heshtur rreth kësaj teme, por ditën e sotme ajo ka postuar në TikTok një video ku shfaqet me vajzën e saj në avion duke luajtur.
‘Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se cili prind ishte problemi’– shkruan modelja në postimin e saj duke nënkuptuar se pasi të rritet, vajza do kuptojë qartë që problemi ka qëndruar tek babai i saj.
“Nuk duhet ‘të luftoni’ me të. Zgjidhni paqe”, “Ndoshta ai ka qene fajtor ne prishjzn e familjes por kjo se ban prind te keq. Mos i perzini fmijt ne mosmarrveshjet e juaja”, “Ska rendesi cili prind eshte problemi, rendesi ka problemet tuja mos ndikojn te fmija! njeriu i pjekur vazhdon perpara nuk meret me problemet por me opcionet per ta bo ma te miren e mundshme per fmin”, ‘Me kan e mir ti se rrit me urrejtje ndaj babes” janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve në këtë video.