Connect with us

Kronike

Nis gjuetia për të gjetur vrasësin shqiptar të “amerikanit” në Greqi

Ka nisur “safari” për kapjen e 38-vjeçarit shqiptar që qëlloi dhe vrau bashkëkombasin e tij, 47-vjeçarin “amerikan” në Kalamata, pasi të gjitha rrugët të çojnë në një mal në zonën e Kitries. Pasi ka plagosur për vdekje 47-vjeçarin, me të cilin dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje, 38-vjeçari është arratisur në kafenenë e njërit prej dy grekëve që janë arrestuar për strehim të një personi të kërkuar nga Policia.

Sipas mediave greke, nga dyqani, ai grumbulloi ushqime dhe rroba të ngrohta dhe iku në këmbë drejt malit. Megjithatë, nuk dihet nëse ai ende fshihet atje apo ka kërkuar një rrugë për të shpëtuar, ndoshta në vendlindje në Shqipëri. Kujtohet se pas vrasjes së “Gus-it”, autorët kanë braktisur automjetin tip Opel Corsa të errët me të cilin janë larguar aty pranë.

Advertisement