Connect with us

Kosova

Nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK

Ditën e sotme në Gjykatën e Hagës ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë të pranishëm në sallën e gjuqit. Ndërkohë që zhvullohet senaca, në ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale shqiptarët e diasporës janë mbledhur në protestë, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Ish-krerët akuzohen për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale për këto krime.

Sipas njoftimit, në aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në veri të Shqipërisë. Sipas të dhënave të dhomave të specializuara, në proces do të dëshmojnë 140 persona. Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve, do të fillojë më 11 prill 2023.

Aktualisht, në Gjykatën Speciale është duke vazhduar gjyqi edhe ndaj ish-pjesëtarit tjetër të UÇK-së, Pjetër Shala. Ndërsa, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Speciale e kishte shqiptuar dënimin e parë për krime lufte. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

lajm në përditësim…

FOTOT/ Nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të pranishëm në sallën e gjyqit

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë të pranishëm në sallën gjyqësore.

Nis gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokurori i Specializuar do të ketë maksimum pesë orë kohë për të mbrojtur rastin

Advertisement