Connect with us

Kronike

Nis ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar

Këtë të mërkurë u mbajt ceremonia e përurimit të punimeve të Teatrit të ri Kombëtar, “Zemra e Tiranës”.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se që në kohën kur ishte ministër I kulturës I kishte shpallur luftën godinës së vjetër për ta shembur dhe për të ndërtuar një teatër kombëtar në standarde europiane.

Rama tha se Teatri I ri Kombëtarë do të jetë në funksion jo vetëm të shfaqjeve ne vendin tonë por do të organizohen edhe aktivitete ndërkombëtare.

Minstrja e kulturës Elva Margariti e cilësoi këtë projekt si investimi më I rëndësishëm I bërë ndonjëherë në Shqipëri, si dhe hallka e një dinjiteti të munguar jo vetëm per aktorër por për të gjithë qytetarët.

Advertisement