Connect with us

Kronike

Nisja e vitit të ri shkollor/ Nëna e Martin Canit përlot me fjalët: Zemra ime nuk e duron dot këtë boshllëk

Nëna e Martin Canit ka bërë një postim prekës ditën e sotme me nisjen e vitit të ri shkollor. Florina e pikëlluar shprehet se po fillon një vit i ri shkollor, por pa Martin dhe ky është një boshllëk i madh për të ëmën. Nëna e 14-vjeçarit që humbi jetën nga plagosja me thikë shprehet se çdo ditë që kalon bëhet edhe më e rëndë pa Martin.

E ëma e Martinit përmend sesi ndodhi ngjarja e rëndë, ku thekson se mësuesit nuk e mbrojtën dot dhe as nuk e lajmëruan për zënkën që i biri kishte me bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj. Ajo thekson se nga neglizhenca e tyre situata përfundoi deri në tragjedi.

Postimi i nënës së Martin Canit

I dashur Martin Po fillon nje vit i ri shkollor pa ty dhe zemra ime nuk duron kete boshellek. Une ndjehem e humbur, e thyer e plagosur. Cdo dite qe kalon eshte e rende me mungon buzeqeshja jote, dashurija energjia dhe pranija jote. Martini im ti ishe drite e syve te mi enderra ime shpresa ime. Ikja jote mizore ng kjo bote me mori frymen por nuk mund te marre kurre dashurine per ty as vdekja nuk mund te ta shuaje. Dhimbja ime behet edhe me e madhe kur mendoje se kjo tragjedi mund te ishte shmangur. Mesuesit nuk te mbrojten dhe nuk vune ne dijeni per zenken qe kishe me moshatarin tend. Ishte neglizhenca e tyre qe coji deri ketu sepse po te kishin qene me shiko Une sot do ta kisha ende ne jet driten syve te mi

Dita e parë e shkollës, nëna e Martin Canit bën postimin

Postimi

Si ndodhi vrasja e Martin Canit? 

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Advertisement