Kronike
Një 40 vjeçar gjendet pa shenja jete në mes të rrugës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë, ku një person rreth 40 vjeç është gjetur i pajetë pranë shkollës industriale “Pavarësia”, në bulevardin e qytetit.
Sipas burimeve nga spitali, viktima është konstatuar pa shenja jete nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Fillimisht u dyshua për një ngjarje të dhunshme, por nga kontrolli paraprak nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e tij.
Mjekët kanë bërë me dije se viktima vuante nga epilepsia, çka mund të ketë qenë një faktor në ndalimin e tij të papritur të jetës. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe po vijon hetimet, duke marrë në pyetje banorët dhe dëshmitarët e mundshëm për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

