Sport
Një derë e hapur për të gjithë, mediat në Spanjë “projektojnë” dy risitë e Sylvinhos
Edhe pse disa muaj larg kampionatit Europian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani, kanë nisur të përfliten emrat që do të grumbullohen për kombëtare të ndryshme në këtë kompeticion, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
Për kuqezinjtë ka folur dhe media e njohur spanjolle, “El Periodico”, e cila zhvilloi gjithashtu një intervistë me zv. trajnerin e Shqipërisë, Pablo Zabaleta.
Në fund të intervistës, media shkruan se kuqezinjtë e kanë lënë derën e hapur për këdo dhe gjithashtu përmendi dy emra që Kombëtarja jonë po i pret që t’i ketë gati në Europian.
“Askush nuk e ka derën e mbyllur. Do të jetë e hapur deri në momentin e fundit. Shihet se Shqipëria po pret sulmuesin Armando Broja, 22 vjeç, lindur në Angli, i cili ka marrë eksperiencë mjaftueshëm me Chelsean dhe ish-in e Barcelonës, lojtarin Rei Manaj 26 vjeç, i rikuperuar në Turqi, pas dëmtimit që e largoi nga Watford. Shqipëria po ju pret”, shkruante prestigjiozja spanjolle në fund të artikullit.