Connect with us

Kosova

Një dhelpër nëpër Evropë, strategjia e Kinës për të përçarë BE-në dhe NATO-n

Një dhelpër po endet nëpër Evropë. Apo ndoshta ishte ujk? Udhëtimi presidentit kinez Xi Jinping në ditët e fundit midis Parisit, Beogradit dhe Budapestit u konsiderua nga shumë vëzhgues si shumë i zgjuar. Vitin e kaluar, Emmanuel Macron shkoi në Pekin dhe u distancua në mënyrë sensacionale nga amerikanët në mbrojtjen e Tajvanit dhe tani Xi ka reaguar: për disa muaj ai nuk do të vendosë detyrime të tepërta për importet e konjakut në Kinë.

Më pas, ai ishte më bujar në dy vizitat tek miqtë e tij dhe të Putinit, një në Serbi dhe një në Hungari: e para në një vend jashtë BE-së dhe NATO-s, e dyta në atë që është pjesë e të dyja organizatave, por i pengon ato nga brenda. Ndoshta, në Pekin ata vazhdojnë ta shohin turin si  diplomaci e rafinuar. Dhe në Perëndim gjithashtu: ndër ne evropianët, sundimtarët kinezë shihen gjithmonë si të aftë dhe mendjemprehtë.

Pasi dallgët e ngritura nga itinerari i çuditshëm i të fortit nga Pekini janë qetësuar, mund të përpiqemi të gjykojmë ftohtë mbi strategjinë dhe taktikat e tij. E para është shqetësuese, e dyta nuk duket aq e zgjuar dhe delikate.

Strategjia ishte e njohur tashmë, por java evropiane e Xi-t ishte e vrullshme, e pa maskuar dhe pothuajse luftarake, si kurrë më parë: për mënyrën se si Pekini e planifikoi udhëtimin; për përmbajtjen e intervistave dhe deklaratave; për paratë që lideri kinez premtoi t’i dërgonte në arkat e qeverive të Aleksandar Vuçiçit dhe Viktor Orbanit

Objektivi i fshehtë i liderëve konfuciano-komunistë të Kinës është të ndajnë evropianët, si në BE ashtu edhe në NATO, dhe për të futur sa të jetë e mundur një pykë në marrëdhëniet transatlantike.

Investimet që Kina ka shpallur në Serbi dhe Hungari kanë një anë komerciale: në të parin nga të dy vendet, ndërtimi i infrastrukturës për të sjellë mallrat e saj të shkarkuara në portin grek të Pireut (kryesisht i menaxhuar nga kinezët) në Evropën Qendrore-Lindore; në të dytën, ngritja e fabrikave në një territor të BE-së për të shmangur detyrimet e mundshme që Brukseli do të vendosë për importet e makinave elektrike dhe produkteve të tjera për tranzicionin klimatik nga Kina.

Nëse për një periudhë të caktuar në Perëndim ekzistonte iluzioni se Kina mund të vepronte si ndërmjetëse në Ukrainë, sot është e qartë jo vetëm që gjigandi aziatik nuk është i barabartë mes Moskës dhe Kievit, por se po mbështet aktivisht Kremlinin dhe do të vazhdojë për ta bërë këtë. Për Xi, është thelbësore që Putini të mos humbasë: kjo do t’i jepte një goditje serioze teorisë së tij qendrore se Perëndimi është në rënie të pakthyeshme…….

Advertisement