Bota
Një e treta e popullsisë në Gaza nuk ka ngrënë prej disa ditësh, tregon raporti

Një e treta e popullsisë së Gazës nuk ka ngrënë për disa ditë për shkak të bllokadës së vazhdueshme izraelite, tha Programi Botëror i Ushqimit (WFP).
“Kriza e urisë në Gaza ka arritur nivele të reja dhe të habitshme dëshpërimi, me një të tretën e popullsisë që nuk ha për disa ditë rresht”, tha në një deklaratë Ross Smith, drejtor i WFP për përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave.
Sipas vlerësimeve të WFP, një e katërta e popullsisë në Gaza po përballet me kushte të ngjashme me urinë, pasi 100 mijë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja akute.
Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur të gjitha kalimet në Gaza, duke ndaluar hyrjen e ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës humanitare.
Izraeli ka vrarë më shumë se 59 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.
Fushata ushtarake ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

