Connect with us

Kosova

Një gotë verë për asociacionin/ Opozita takohet me Escobar

Krerët opozitarë janë takuar mbrëmjet e djeshme në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë me emisarin special të SHBA, Gabriel Escobar, njëra pale në tentativë për të shprehur rezervat e saj dhe pala tjetër për tju ndërruar mendjen për planin franko-gjerman.

Sipas mediave në Kosovë, takimin e parë Escobar e realizon me partitë opozitare, dy prej të cilave nuk po e përkrahin propozimin evropian, të cilin e ka pranuar edhe kryeministri Kurti, me arsyetimin  se në të nuk përfshihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

PDK-ja ia ka treguar rezervat e saj përfaqësuesve ndërkombëtarë, ndërkaq edhe sipas LDK-së, asnjë marrëveshje nuk garanton normalizim të raporteve me Serbisë.

Gjatë kësaj jave, në zyrat e PDK-së dhe LDK-së ka shkuar ambasadori Hovenier, të cilit, siç kanë njoftuar krerët e këtyre partive, ia kanë shprehur qëndrimin e pandryshuar për propozimin evropian.

Pas takimit të 27 shkurtit, ku Kurti dhe Vuçiq pranuar zyrtarisht propozimin evropian, PDK dhe LDK dolën kundër këtij vendimi, ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ishte pro.

Advertisement