Kosova
Një JO historike e Vuçiçit për Putinin
Refuzimi nga ana e presidentit Vucic, fteses se homologut te tij rus Vladimir Putin, për të marrë pjesë në samitin e vendeve të BRICS në Kazan, u be menjeher lajm ne mediat rajonale e boterore, kur dihet se ne diplomaci ftesa dërgohet vetëm kur dihet se ajo do të pranohet. Ndoshta në këtë rast ftesa është dërguar, sepse dihej që nuk do të pranohej, qoftë për shkak të mosmarrëveshjeve apo, qoftë për shkak të përndjekjeve. Ftesa mund të nënkuptojë gjithashtu një ofertë për Serbinë për të vendosur se cilën anë do të mbajë.
Sido që të jetë, Vuçic u justifikua se kishte detyrime të tjera. Megjithatë, sipas analisteve, duhet pasur kujdes në vlerësimin e kthesës në politikën e jashtme të Serbisë.
Përgjigja e Vuçiqit ishte se pikërisht nga 22 deri më 24 tetor, data keto qe do te zhvillohet samiti, sic tha presidenti serb, do kete “turma te medha në zonën e rreptësisë”, pasi ai do kete takime me mysafirë të rëndësishëm nga jashtë, si pershembull ne OKB-së në Nju Jork, ku do të takohet me të paktën gjashtë presidentë dhe 7-8 kryeministra dhe mesa duket Vucic e ka shtyrë vendimin përfundimtar për ne 10 tetor.
Miljan Mlladenovic, studiues i Rrugës së Tretë të Re, tha per median serbe Danas se refuzimi i Vuçiqit ndaj ftesës shumë të hapur që Putini i dërgoi publikisht, është një lloj risie, sepse deri më tani nuk kemi pasur mundësi të shohim distancim nga Rusia.
“Duket se iniciativa diplomatike nga perëndimi në javët e fundit ka dhënë frytet e saj dhe se marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Rusisë sot është pakrahasueshme më pak intensive se në vitet dhe dekadat e kaluara”– theksoi Mlladenovic.
Ndërsa studiuesi i ‘Demostat’ Milomir Mandic tha se “Deklarata e Putin ishte një përzierje e kërcënimeve me mos rinovimin e marreveshjes se gazit nga njera ane dhe ofertave nga ana tjetër, si kredi për hekurudhat dhe të ngjashme te tjera.
“Përgjigja e shpejtë e Vuçic është një surprizë e këndshme për mua dhe është racionale dhe politikisht e mençur në këto rrethana. Sepse kthimi i Serbisë drejt Perëndimit, me retorikë pro-ruse, si një specialitet i kësaj qeverie, nuk mund te vazhdonte më” – vlerësoi Mandic.
Kurse Zoran Lutovac, u shpreh se në diplomaci ftesa dërgohet vetëm kur dihet se do të pranohet dhe se “Ndoshta në këtë rast ftesa është dërguar sepse dihej që nuk do të pranohej”. Sipas tij, tani Vucic synon qartë, nëse i lejohet, të vazhdojë politikën e tij aktuale: formalisht me Evropën, joformalisht me Rusine.
Ndërkaq, lideri I organizimit politik Serbia Center, Zdravko Ponoš u shpreh se per te treguar se ai ka nderruar kurs, duhet t’i kthejë Putinit çmimin për të cilin mburrej”.