Connect with us

Politike

“Një mik që e respektoj shumë”/ Rama për mediat greke, komenti për Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë. Ai ka thënë për mediat greke se kryeministri i shtetit helen, Kyriakos Mitsotakis është një mik që e respektoj shumë.

“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, mësohet të ketë thë Rama pak para mbërritjes në Greqi.

Ai pohon gjithashtu se Mitsotakis kryeministri grek që më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg, Fredi Belerit.

“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thotë Rama.

Kryeministri do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama. Rama do të ketë edhe një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.

Veç fjalimeve, në ngjarje do ketë edhe pjesë spektakli, pasi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy. Pas Athinës Rama do të vijojë turin e takimeve me shqiptarët në mërgim në Milano, Londër dhe Duseldorf.

Advertisement