Connect with us

OPINION

Një opozitë e marrë peng

Nga Indrit Vokshi 

Këta politikanë bashkarisht janë investitorë që në Shqipëri të mos ketë parti të afta për të qenë parti politike moderne. Nëpërmjet spastrimit të partive dhe instalimit të militantëve personalë në forume, nëpërmjet miliona eurove të ligjshme e të paligjshme që ata paguajnë në media për propagandë për t’ju shpërlarë mendjet shqiptarëve sikur vetëm këta janë opsioni dhe zgjidhja; nëpërmjet luftës me çdo mjet për denigrimin e cilitdo që e konteston sistemin e tyre, këta, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e Lulzim Basha e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të zymtë.

Advertisement