Politike
‘Një paçavure…’/ Bushati: Humbësi i madh i zgjedhjeve janë palaçot e SPAK

Analisti Andi Bushati deklaroi se opozita nuk është humbësja e vërtetë në këto zgjedhje por sipas tij, humbësi më i madh janë “palaçot e SPAK”, të cilët, siç theksoi, kanë treguar se SPAK-u është një paçavure.
Bushati nuk beson që dikush do të thotë ende se SPAK-u do të bëjë ndryshime apo do të kërcënojë kryeministrin Edi Rama, pasi task-forcat dhe “budalliqet” që u ngritën kanë treguar gjithçka. Ai shtoi se çdo shqiptar duhet të pyesë veten se duke qënë se Rama ka krijuar një diktaturë dhe ka kapur institucionet, është e domosdoshme që të gjithë së bashku të kundërshtojnë këtë situatë.
Bushati: Këtu nuk ka humbur opozita, humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve janë këto palaçot e SPAK. S’e besoj që këtej e tutje e mori vesh çdo njeri që SPAK është një pacavure, s’besoj që më njeri të thotë tani: “Ore, ka një SPAK këtu që do bëjë naming, do i tundë dhëmbët Edi Ramës.” Këto task-forcat, këto budalliqet që u ngritën i treguan të gjitha. Pyetja që duhet të bëjë çdo shqiptar është: Ka bërë diktaturë Rama? Po, ka bërë. Ka kapur çdo institucion? Po, e ka kapur. Atëherë ç’duhet të bëjmë ne të gjithë së bashku për t’iu kundërvënë kësaj?

