Lifestyle
Një palë xhinse shiten për 87,400 dollarë
Një palë xhinse Levi’s u shitën në një ankand në SHBA për 87,400 dollarë. Dhe nëse po pyesni veten pse dy blerësit ranë dakord të paguanin një shumë kaq të madhe, arsyeja është e thjeshtë. Këto xhinse nuk janë një palë pantallona të rastësishme, por janë projektuar në… vitet e largëta 1880. Domethënë janë rreth 140 vjeç . Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ato janë gjetur në një minierë të braktisur në një qytet të largët në New Mexico.
“Nuk kishim planifikuar t’i blinim xhinset së bashku. Është çmenduri ajo që bëmë”, pranon Zip Stevenson , i cili, së bashku me 23-vjeçarin Kyle Hutner , fituan ankandin.
Shifra prej 87,400 dollarësh është një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për çdo palë xhinse. Huttner pagoi 90% të shumës, ndërsa Stevenson kontribuoi me 10% të mbetur.
Ky i fundit ka rreth 30 vjet që zotëron një dyqan riparimi veshjesh në Los Anxhelos . Por asnjëherë nuk i ka “ranë” në dorë një rrobë kaq e vjetër.
“Këto lloj xhinse janë jashtëzakonisht të rralla,” thotë ai, duke folur për CNN.
Ai vetë kishte dëgjuar për xhinset në fjalë pesë vjet më parë, kur u zbuluan nga Michael Harris në një minierë të braktisur në Neë Mexico . Sipas ekspertëve, aktualisht ekziston vetëm një xhins tjetër me moshë dhe cilësi të ngjashme, që ruhen në muze.