Kronike
Një rival i ri pë Donald Trump

Zgjedhjet afatmeseme që po zhvillohen në Amerikë, se kush do të drejtojë Kongresin për dy vitet e ardhshme, kanë nxjerrë në pah një figurë të fortë, si ajo e guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.
Ky I fundit shihet gjerësisht si një sfidues i mundshëm i Donald Trump për nominimin presidencial republikan në vitin 2024. Performanca e fortë e DeSantis në Florida të martën – ndërsa republikanët e tjerë anembanë SHBA-së u lëkundën – e ka forcuar shumë këtë pozicion.
Në një fitore dërrmuese, me më shumë se 95% të votave, DeSantis fitoi 59.4% të votave me 4,607,597. Ndërkohë, kandidati demokrat, Charlie Crist, fitoi vetëm 40% të votave me 3,100,603.
Trump është raportuar të planifikojë një njoftim për vitin 2024 këtë muaj, duke kërkuar të përfitojë nga suksesi i republikanëve në zgjedhjet afatmesme.
Por kjo përballje e mundshme me DeSantin, nuk I ka shkuar aspak për shtat Trump.
Donald Trump ka paralajmëruar rivalin e tij partiak Ron DeSantis që të mos kandidojë për president në vitin 2024 dhe kërcënoi se do të zbulojë informacione rreth tij nëse e bën këtë.
Ish-presidenti amerikan paralajmeroi se nëse rivali I tij mendon të kandidojë atehërë do të lëndojë veten shumë keq dhe se kjo nuk do ti shërbente aspak partisë.
Trump, tha se ai do tu tregonte gazetarëve gjera që për guvernatorin e Floridës nuk do të ishin përkëdhelëse.
Por në anën tjetër, kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak, guverantorin e shumëvotuar të Floridës, I cili nuk I ka dhënë aspak rëndësi kërcënimeve të ish presidenti Trump.

