Kosova
Një serbe jashtë rreshtit/ Surprizon Zveçanin

Edhe pak ditë kanë mbetur nga dita kur qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm që do të qeverisin me katër komunat: Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Ne forumin e organizuar në Qendrën Mediatike në Çagllavicë, kandidatja e Pavarur për kryetare në komunën e Zveçanit, Sllagjana Pantoviç ka thënë se qytetarët duhet të dalin në zgjedhje dhe se komunitetet që jetojnë në veri të vendit të kenë bashkëpunim në mes vete.
Ajo tregoi se kur doli lajmi për takimin e saj me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, 3 jave me pare, mediat serbe në veri e quajtën tradhtare.
“Një gazetare në Mitrovicë kishte shkruar se unë jam tradhtare mqs jam takuar me Kurtin. Ky eshte nje komplimente për mua. Kurti është një njeri – politikan dhe s’kam gabuar që kam kandiduar…”, ka thënë Pantoviq.
Zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen me 23 prill. Në Mitrovicën e veriut janë tre kandidatë, nje nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, nga PDK dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Leposaviq nga PDK, nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Zveçan nga PDK, nje serbe Kandidate e pavarur dhe nje nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në Zubin Potok nga PDK-ja dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

