Connect with us

Pinknews

Një shqiptare në garë për kurorën e më të bukurës

Françeska Murati është bukuroshja shqiptare që konkuron në “Miss London 2023”.

27-vjeçarja iku nga Kosova në moshë shumë të vogël, kur ishte vetëm 7 vjeç për shkak të luftës.

20 vite më vonë, ajo ka korrur sukses në Mbretërinë e Bashkuar dhe është kualifikuar si finaliste e “Miss London 2023”.

Një shqiptare në garë për kurorën e më të

Ajo ka rrëfyer se di të flasë mirë gjuhën shqipe dhe është krenare për origjinën, por i është mirënjohëse Britanisë.

“Unë e konsideroj veten një londineze të vërtetë. I dua rrënjët e mia, jam shqiptaro-kosovare. Unë mund të flas edhe gjuhën që është fantastike, por unë jam padyshim britanike dhe më pëlqen të jem britanike. Gjithë jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe mundësitë që më janë dhënë këtu…, do të doja që njerëzit të dinin se sa shumë ne jemi ndihmuar dhe gjithë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar u jep refugjatëve, sa ndryshon jeta”, ka deklaruar ajo.

Françeska konkuron për çmimin e më të bukurës së Londrës me një mesazh, që të frymëzojë të rinjtë për të kapërcyer vështirësitë pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhen./ CNA.al

Një shqiptare në garë për kurorën e më të

Një shqiptare në garë për kurorën e më të

Advertisement