Connect with us

Politike

Një tjetër kandidat sfidon Erion Veliajn për Tiranën

Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani ka deklaruar se do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai u shpreh se qytetarët kanë nevojë për një alternativë të re. Sipas tij Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, por ka pasur kohë bollë për t’i dëgjuar, ndërsa për Veliajn u shpreh se “ka shumë zullume.” Theksojmë se Shabani do të garojë përballë kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorrit.

“Unë si Endrit do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve, pasi Tirana ka nevojë për një alternativë më të shëndetshme. Unë nuk merrem me karakteret por me politikën.

Veliaj nuk e rregullon dot trafikun në Tiranë për shkak të interesave. Ne duam një transport publik dhe jo privat.

Studentët do të udhëtojnë më kartë studenti dhe pensionistët me kartë pensioni. Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, për mua ka pasur kohë bollë për ti dëgjuar.

Veliaj ka shumë zullume, qytetari mjafton të hapë dritaren të shoh. Qyteti ka nevojë për një organizim të ri për invers të qytetarit. Infrastruktura është një ndër problemet kryesore”, u shpreh Shabani.

Advertisement