Connect with us

Kronike

Një tjetër vdekje në burgun e Lezhës

LEZHË- Një tjetër i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Gëzim Qepa 49-vjeç ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se viktima ishte i dënuar për grabitje dhe ishte i lindur në Berat.
Ky është rasti i dytë që një i burgosur ndërron jetë brenda burgut të Shënkollit, ditën e djeshme ndërroi jetë edhe Azem Dauti, 55 vjeç.
Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakun e vdekjes.

Advertisement