OPINION
Një turisti nga Kosova për plazh në Himarë, përveç naftës do t’i duhet të paguaje 25€ tarifë te trarët
Analisti Lutfi Dervishi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar vendosjen e pagesave në rrugët e Shqipërisë dhe dëmin që ato mund t’i sjellin turizmit, sidomos duke u rritur kostot turistëve që vijnë nga Kosova, të cilët janë afër 50% e totalit të turistëve që vizitojnë vendin tonë gjatë verës.
Dervishi thotë se më këto kosto, turistëve nga Kosova u bie më lirë të fluturojnë me avion në çdo destinacion tjetër mesdhetar për plazh.
“Një turist nga Kosova që do të shkojë një fundjavë në plazh në Himare, përveç naftës do t’i duhet të paguaje 25 euro tarife te trarët (Kalimash 5 euro, Thumane 2.5 euro, Llogara 5 euro)
Shumë mirë lirë me avion në çdo plazh të Mesdheut…
P.S. nga 10 milionë turistët e vjetshëm 4.6 milionë ishin turistët e Kosovës”, shkruan ai.