Connect with us

Kosova

Njëherë sanksione, pastaj dialog/ Rohde: S’është realiste, është absolute

Top diplomati gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili beson se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me nevojën që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet as pas asaj që ndodhi më 24 shtator, thekson se “është vështirë të kërkohet nga 27 shtete që të bëjnë diçka për të bërë pastaj Kosova diçka.

“Anëtarësimi në BE kërkon normalizimin, ndërsa normalizimi kërkon bisedime. Për Kosovën, do të thotë fillimi i implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për Serbinë njohja de-fakto në disa hapa. Nëse nuk arrijmë atje, si mund të arrijmë në zgjidhje politike, pastaj në normalizim, e dikur edhe tek anëtarësimi? Pra, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt”, pohoi ambasadori gjerman, I cili gjithashtu u shpeh: “Është vështirë të kërkohet nga 27 shtete që të bëjnë diçka për të bërë ti diçka, mund ta kërkosh, por që nuk është fort realiste. Normalizimi prapë nënkupton të flitet midis palëve, të gjendet zgjidhja, si dhe implementimi i marrëveshjes të Ohrit është, për bindjen tonë të qartë, rruga drejt normalizimit”

I pyetur se a është optimist se dialogu do të vazhdojë pa sanksione ndaj Serbisë, Rohde tha se në këtë fazë “nuk mund të bëhen kërkesa absolute” dhe se është “kundër shpërqendrimit nga rruga e dialogut pas sulmit terrorist.”

“Prapë na duhet zgjidhja politike, si dhe jam i bindur që shumica e njerëzve, qofshin ata shqiptarë apo serbë të Kosovës, boshnjakë a të tjerë, duan të jetojnë në paqe, apo siç e ka deklaruar Qeveria e Kosovës, kur ka marrë pushtetin, punë dhe drejtësi. Kur ke klimë konstante të krizave, atëherë nuk ndihmohet askush, as shumica e as pakicat” – deklaroi Ambasadori gjemran ne Prishtine

Advertisement