Kronike
Njëri 22 vjeç tjeri 32 vjeç, ja kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht nga masivi i dheut (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit. Kanali i një hidrocentrali në fshat është shembur dhe si pasojë dheu ka zënë poshtë dy punëtorë. Mësohet se viktimat; Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32-vjeç dhe po punonin në një kantier ndërtimi kur u shemb aksidentalisht masivi i dheut.
Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga grupet e ekip-shpëtimit dhe zjarrfikëseve të cilat kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/Informacion paraprak/Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Abas Basha 22-vjeç dhe 32-vjeçari Egzon Lleshi Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

