Kronike
Njëri dhunoi vjehrrën dhe kunatën, tjetri dhunoi…
Një 56-vjeçar dhe një 44-vjeçar kanë rënë në pranga në Tiranë për veprën penale “dhunë në familje”.
A. Th., 56 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij, ndërsa A. Xh., 44 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Th., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin:
– A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.