Connect with us

Kosova

Njeriu me KOSTUMIN GRI/ Gazetari serb tregon të fshehtën poshtë asfaltit dhe qëllimin e organizimit

Gazetari serb nga veriu I Kosovës, Branislav Krstiç duke komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri, tha se  “mbetet të shihet nëse këto bllokada të rreme u dërguan paralajmërim autoriteteve ndërkombëtare se hapja e urës kryesore në Mitrovicë nuk është se do kalojë lehtë”. Ai gjithashtu theksoi se bllokadat u organizuan dhe u mbështeten fshehurazi nga kabineti i Presidentit të Serbisë.

Krstiq gjithashtu ka folur edhe për skenar të mundshëm të Serbisë që qëllimisht t’i bëjë dredhi vetes dhe serbëve nga Kosova, duke vënë kërkesa të parealizueshme të protestuesve.

“Është dashur të bëhet një hap ekstrem i njëanshëm për të arritur një lloj ekulibri për ndërhyrjee e njëanshme të Albin Kurtit në objektet ku ishin vendosur institucionet e Serbisë. Kjo ngjarje e fundit ua ka bërë më të lehtë autoriteteve ndërkombëtare që ta shohin kryeministrin Kurti teksa ai po e kosovarizon në mënyrë të dhunshme dhe të njëanshme veriun. Por tashmë gjithashtu është ekspozuar plotësisht roli aktiv i kabinetit të Presidentit të Serbisë për ta lënë plotësisht veriun e Kosovës nën autoritetin e Prishtinës zyrtare” – potencoi Krstiç, sipas te cilit “lënia e serbëve të Kosovës nën mëshirën e Qeverisë së Kosovës është pjesë e marrëveshjes që Vuçiç ka pranuar në dialog”.

Krstiq tregoi se Beogradi zyrtar po e ndihmon Kurtin duke organizuar protesta në Zveçan, duke i dhënë kështu kryeministrit “justifikim për arrestimet e ardhshme”.

Ai duke e elaboruar “skenarin”, tha se Lista Srpska me urdhër të Beogradit pasivizohet, ndërsa aktivistët jo qeveritare dalin dhe ‘luftojnë’ me Kurtin.

“Është një fiasko e plotë dhe një truk klasik ose, siç thonë njerëzit këtu, një tradhti ndaj interesave të serbëve të Kosovës” – theksoi gazetari Krstiç duke shtuar se gjithcka që ka ndodhur në dy vitet e fundit në veri nuk është meritë e kryeministrit Albin Kurti, por realizimi i marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara nga Vuçiç dhe Daçiç, sot dhe dje.

Sipas Krstiç, presidenti serb ka përmbushur thuajse gjithçka që është marrë vesh në Bruksel dhe Ohër, dhe tani gjithçka është në dorën e kryeministrit të Kosovës, i cili thotë se është ‘I detyruar me marrëveshje ndërkombëtare të zbatojë formimin e Asociacionit”.

Krstiç nuk beson se, për Kurtin, bllokadat e rrejshme të pikë kalimeve kufitare do të jenë “akti i fundit i Aleksandër Vuçiqit”. Sipas tij, mbetet për t’u parë, nëse këto zhvillime u kanë dërguar mesazh zyrtarëve ndërkombëtarë se “ hapja e urës kryesore në Mitrovicë nuk është diçka e re”.

Advertisement