Connect with us

Politike

Njoftimi për largimin e ambasadores Kim

Nuk kërkon ndonjë shkencë për të kalkuluar se kur fillon dhe mbaron mandati i një ambasadori që ka një vëmendje të veçantë. I mirëkuptoj ata që mendojnë se mund të mos kishim bërë një njoftim të tillë por s’kemi thënë asgjë më shumë se ajo që u tha në media dhe përpara se ky informacion të bëhej i ditur nga ne. Ka qenë në ministri prej shumë kohësh dhe media s’e ka ditur. E bëmë të njohur kur kaloi përtej ministrisë të jashtme. Tek ne kanë filluar telefonatat, kërkesa për informacion dhe teori komploti dhe lobimesh. Në këto kushte, gjykuam që ishte vendi për t’i prerë këto thashetheme duke thënë se nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme,” tha Xhaçka.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një konferencë për mediat bashkë me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren me Bashkimin Europian Majlinda Dhukën, me tematikë Shqipëria në marrëdhëniet me jashtë dhe rrugën e integrimit europian 2022 – 2023.

Gjatë fjalës së saj, ministrja renditi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2022 të politikës së jashtme si marrjen e mandatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë dhe hapjen e negociatave.

‘2022 ka qenë një vit arritjes të paprecedente për politikën e jashtme. Çelja e negociatave ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të mirë dhe ka nivel të mirë përgatitje në fushën e politikës së jashtme.’- u shpreh Xhaçka.

Ajo ka bërë me dije se pritet hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë. Xhaçka foli dhe për samitin e Berlinit, i cili këtë vit do të mbahet në Shqipëri.

“Edhe këtë vit Shqipëria kryeson Procesin e Berlinit dhe do të mirëpresë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit. Samitet në Tiranë në 2022 dhe 2023 janë shprehje e forcimit të rolit të Shqipërisë në rajon,” – u shpreh ministrja.

Ajo theksoi se kjo reflekton nxitjen e bashkëpunimit në rajon, ku sipas saj, Ballkani i Hapur luan një rol kyç.

Advertisement