Connect with us

Kosova

Njohja e Kosovës, e pamundur të bëhet/ Analisti amerikan ngre alarmin

George Friedman, analist i zhvillimeve strategjike dhe gjeopolitike në botë, në një intervistë ekskluzive për IPESE ka thënë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet disi, por nuk është çështje kyçe, por çështja e rëndësishme është se si Ballkani, mund të ndërtohet si një fuqi e rëndësishme ekonomike, sepse ekonomia është baza e sigurisë në rajon.
Friedman tha këtë në përgjigje të pyetjes se si ai e sheh perspektivën rajonale për vendet e ish -Jugosllavisë dhe anëtarësimin e tyre në BE, bashkangjitur me thirrjet qe vijne nga Gjermania, Franca dhe Italia që Serbia të njohë pavarësinë de fakto të Kosovës, e cila, sipas tij është thuajse e pamundur të arrihet.

“Mos harroni, një histori është vetëm një histori. Ata vazhdojnë të thonë gjëra të tilla, duke mos pritur asgjë prej saj. Kryesore ketu nuk është çështja e Kosovës, e cila duhet të zgjidhet disi, por çështja më e madhe se si e Ballkani, si Serbia mund të ndërtohen si një fuqi e rëndësishme ekonomike” –  tha Friedman.

Duke komentuar deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken i cili tha se tani po përballemi me shkatërrimin e rendit botëror të pas Luftës së Ftohtë, si dhe sekretarit Kissinger i cili thotë se tani kemi kërcënimin më të madh ndaj rendit botëror ekzistues, Friedman u shpreh se ai kurrë nuk ka qene i sigurt se çfarë do të thote Rend Botëror.

Ai theksoi se bota ka qenë gjithmonë e çrregullt dhe se gjithmonë ka ekzistuar frika se do të shembet dhe se do të ketë një ndryshim sistematik në mënyrën e funksionimit të sistemit global.

Advertisement