Kosova
Njohja e Kosovës/ SHBA-BE ‘fshehin’ letrat
Në letrat që i kanë dërguar së fundmi Aleksandër Vuçiçit, me aq sa është publikuar nga pjesa ku flasin për dialogun me Kosovën, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken, nuk e kanë përmendur njohjen reciproke, një qëndrim që është në të njëjtën linjë me propozimin evropian për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështesin.
Por në dy vitet e kaluara, kohë prej kur Biden është zgjedhur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në letrat e tij drejtuar Kosovës dhe Serbisë ka theksuar se ai mbështet një marrëveshje mes tyre, që ka në qendër njohjen reciproke.
Në letrën e fundit drejtuar Vucic, përmendet mbështetja për propozimin evropian, të njohur si plan franko-gjerman dhe nuk flitet për njohje formale mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti, ashtu si edhe Vucic, ka pranuar planin franko-gjerman. Por, kryeministri kosovar thotë se ky plan është pranuar vetëm si platformë, si bazë për të negociuar, dhe akoma sipas tij duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë.