Connect with us

Kosova

Njohja e pavarësisë/ Zyrtare: Kosova -1

Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në në Beograd “mbështetjen e parezervë” për integritetin territorial të Serbisë. Sipas raportimit të agjencisë Beta, gjatë një vizite në Berograd ai deklaroi: Ne njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Ky është vendim definitiv”

Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014 pas një nënshkrimi marrëveshje me Ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj.

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ndërkaq tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës hap mundësinë për dialog dhe negociata, sepse ata që duan një Kosovë të pavarur”, duan ta bëjnë përmes rrugëve të shkurtra apo forcës, apo duke mbivotuar në disa forume ndërkombëtare”.

Më 4 janar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vupçiç, deklaroi se Serbia po pret shtetin e dhjetë, që sipas tij, do të tërheqë njohjen e Kosovës, por pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiç pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës I hodhi poshtë pretendimet e Vuçiç, duke thënë se “nuk janë vërtetuar as pas bisedave me përfaqësuesit në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm” të Kosovës.

Advertisement