Pinknews
Noizy më ka borxh 100 mijë €

Reperi shqiptar i njohur si GBMC ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai ka zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe personale.
GBMC jeton jashtë dhe vazhdon të merret akoma me muzikë, por nuk është aq aktiv sa më parë.
Reperi njihet për marrëdhëniet e mira me artistët shqiptarë, pasi ai është edhe producent shumë këngëve.
I pyetur se cilin artist e ka ndihmuar, por nuk ka qenë mirënjohës GBMC ka thënë se është Noizy.
“Keqkuptim biznesi. Nuk kam nxjerrë përfitimet e mia për atë që kam shpenzu”, është shprehur ai.
Bëhet fjalë për periudhën 2009-2010 për këngët e grupit OTR i cili pati sukses të paparë pas bashkëpunimit që pati me ZigZag Records.

