Politike
Noka akuza Ramës dhe Kumbaros: Po bëni propagandë me Gjirokastrën
Sekretari i Përgjithshëm të PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, në takimin e drejtuesve të PD me demokratët e qarkut të Gjirokastrës, tha se me propagandë dhe deformim realiteti, Rilindja dhe kryeministri i vendit Edi Rama, kanë 11 vite që po ecin.
Megjithatë ai shtoi se vetëm kur shkon në Gjirokastër e kupton se realiteti është tjetër nga ai që tregon qeveria dhe kabineti “Rama”.
Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:
Kanë ardhur turistë në Gjirokastër dhe në kohën e largqoftit, vijnë edhe sot, por kjo nuk është arsye për t’u mburrur pushteti dhe qeveritë. Jo! Për t’u mburrur pushteti dhe qeveria, ka vetëm një arsye për Gjirokastrën. Arsyeja është me ato çfarë ka bërë për Gjirokastrën, gjirokastritët dhe popullin e këtij rajoni. Kjo është arsyeja pse një qeveri duhet të mburret.
Sipas propagandës së qeverisë, që është sot de facto, industria më e madhe nxjerrëse dhe përpunuese në vend, këtu në Gjirokastër si kudo tjetër në të gjithë Shqipërinë, po ndodh “një mrekulli”. Kjo është propaganda e tyre. Me këtë deformim realiteti, Rilindja dhe Edi Rama kanë 11 vite që po ecën dhe po ecën. Por kur vjen këtu, qoftë rrugës kur vjen për këtu, qoftë po t’i hedhësh një sy qytetit apo dhe fshatrave të tij, do të kuptosh se kemi të bëjmë me një realitet krejt ndryshe, me një realitet krejt tjetër.
A është e bukur Gjirokastra? Po, pa diskutim që po! Qafa e Pazarit, rrugicat e qytetit të vjetër, shtëpitë e bukura antike, muzetë, sigurisht kalaja ka bukuri; njerëzit fisnikë dhe të urtë të Gjirokastrës. Po, pa diskutim, Gjirokastra në këtë aspekt përbën një atraksion madhor turistik.
A ka turistë sot, Gjirokastra?! Po po, ka turistë Gjirokastra. Në Gjirokastër vijnë turistë, shkojnë turistë
Kanë ardhur turistë në Gjirokastër dhe në kohën e largqoftit, vijnë edhe sot, por kjo nuk është arsye për t’u mburrur pushteti dhe qeveritë. Jo! Për t’u mburrur pushteti dhe qeveria, ka vetëm një arsye për Gjirokastrën. Arsyeja është me ato çfarë ka bërë për Gjirokastrën, gjirokastritët dhe popullin e këtij rajoni. Kjo është arsyeja pse një qeveri duhet të mburret dhe mund të mburret dhe kurrsesi një pushtet nuk mund të mburret për turizmin sepse lind pyetja vetvetiu: Ore kjo qeveri, a është zgjedhur për të na qeverisur ne a është zgjedhur, këta “turistët” për të qeverisur turistët?! Sepse ju e shikoni, se keni dhe ministrin këtu, të famshme ministre hajdute, e cila sillet dhe pështillet në Gjirokastër dhe nëpër lagjet e saj e ka qejf të shkojë nëpër hotelet, nëpër restorantet , nëpër bujtinat dhe të nxjerr edhe video sikur shih ç’po bën qeveria e saj.
Po këta nuk kanë limit dhe në poshtërsinë e tyre. Shikojeni ministren apo dhe kryeministrin. Nxjerrin këtu pamje nga Çajupi, a thua se Çajupin nuk e ka bërë Zoti, po e ka bërë Edi Rama.
Nxjerrin këtu pamje nga bukuritë e Malit të Gjerë, a thua se Malin e Gjerë dhe bukuritë e tij, Gjirokastrës ia ka dhuruar Edi Rama dhe kjo Kumbarë dhe jo se ia ka dhënë Zoti!
Nxjerrin bukuritë me ndonjë tufë me dhi e me dele që kanë ngelur këtu, se edhe ato janë drejt zhdukjes, a thua se janë dhuratë e tyre!.