Politike
Noka me mision në Dibër: Ju s’pyetët për Mehmet Pushtuesin dhe serbët, ç’keni që votoni Ramën?
Rithemelimi ka çuar në Dibër këtë fundjavë Flamur Nokën.
Ky i fundit i habiti jo pak dibranët teksa u fliste kundër Erion Veliajt të Tiranës.
Ndër të tjera, Noka tha:
“Ju s’pyetët për Mehmet Pushtuesin që vrau 30 mijë dibranë. S’pyetët për serbët që vranë dibranë e lumjanë. Atëherë si ka mundësi që pyesin për Ramën, tradhtarin më të madh?” – tha Noka.
Ai tha se arrestimi i Sali Berishës është politik.
“Ku ka ndodhur në ndonjë vend të botës që të arrestohet themeluesi i demorkacisë? çdo arritje në Shqipëri ka firmën e Sali Berishës” – tha Flamur Noka.