Politike
Noka ‘përplaset kokë më kokë’ me Bashën: Je peng i Ramës
Flamur Noka ka folur për gazetarët, pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, që u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Noka u ndal te deklaratat e djeshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku tha se ky i fundit nuk ka asgjë që e lidh me opozitën. Ndër të tjera ai tha se Basha po bllokon komisionet me shpresën që të mos hetohet.
Pyetje: Keni komunikim me deputetët e Bashës?
Noka: Unë besoj që deputetët që kanë dalë nga demokratët do jenë në lartësinë dhe përgjegjësinë e duhur. Këtu përjashtoj dy individë, që janë pengje. Në Shqipëri nuk ka demokraci, por narko-regjim. E tha kryeministri që s’do ketë konsensus për Reformën Zgjedhore. Ai është i vendosur për të shkatërruar demokracinë dhe në për ta mbrojtur.