Politike
‘Non Grata’ nga BE, Berisha: Fitoren e kam në dorë
Ish kryeministri Berisha u shpreh se një valë ndryshimesh po vjen nga Evropa që do mundësojë vazhdimin e betejës. Edhe pse flitet për një mundësi shpalljeje Non Grata edhe nga BE, Berisha shprehet i sigurt se do afrohet gjithnjë e më shumë drejt fitores.
‘Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores, por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive, që pret shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi gjithë trashëgiminë, gjithë programin për të ardhmen për tu dhënë përgjigjen më të çmuar sfidave që nap resin, kemi miqtë tanë që po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Evropës, në Suedi e Itali, shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta, të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe kemi qytetarin të parin, ndaj dhe të frymëzuar dhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryhen në Evropë, ta vazhdojmë këtë betejë dhe ju siguroj që me çdo ndryshim, afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores.’- tha Berisha