Politike
Non Grata nga Britania e Madhe, Berisha: U morën si prova, deklaratat e Bashës kundër meje
Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se edhe sulmet e Lulzim Bashës kundër tij janë marrë si prova nga Home Officce, për ta shpallur ‘non grata’.
‘E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit KOmbëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories.
Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.
Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart.’- tha Berisha.
Non grata nga SHBA, Berisha: Nuk ka asnjë provë, pse nuk i publikuan? U financua nga Soros
Për turpin e çdo shqiptari, këtë sulm të opozitës e organizon Rama dhe mafia e George Soros. Rikujtoj çdo shqiptar që të mos krijojë kurë përshtypjen e gabuar se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete janë viktimë të disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e merimangës së Soros, si Mcgonigal, apo Yuri Kim që u largua si të ishte sekretare e PS. Është me rëndësi që çdo shqiptar ta lexojë këtë raport ”, tha Berisha.