Politike
‘Non grata’ nga DASH! Berisha nuk dorëzohet
Një lider i opozitës shqiptare dhe ish-kryeministër i është drejtuar “K Street” për të kërkuar një hetim lidhur mbi rrethanat që çuan në ndalimin e hyrjes në SHBA dy vite më parë. Nuk bëhet fjalë për asnjë tjetër veç kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në vitin 2021, Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi se do i ndalonte Berishës dhe familjes së tij të udhëtonte në SHBA, duke e akuzuar ish-udhëheqësin për përfshirje në “akte korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike me qëllim pasurimin e aleatëve të tij politikë dhe anëtarëve të familjes së tij.
Por pas aktakuzës në janar të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, pjesërisht për marrëdhënie të supozuara me një ish-operativ të inteligjencës shqiptare (Agron Neza) dhe me kryeministrin aktual të Shqipërisë — i cili tani po përballet me akuzat e tij për korrupsion nga partia e Berishës —duket se kryedemokrati po sheh një ‘rreze drite’ për të hapur çështjen e tij me zyrtarët në Uashington.
Ai ka regjistruar Charlie Black të Prime Policy Group, një ish-këshilltar për fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George HW Bush, George W. Bush dhe John McCain, si përfaqësuesin e tij në Uashington për të “negociuar” me Departamentin e Drejtësisë.
Kjo pasi deri më tani Berisha mohon akuzat për korrupsion dhe aktualisht nuk është përballur me asnjë akuzë në Shqipëri. Ai fajëson akuzat pasardhësin e tij si kryeministër, Edi Rama se ka ndërhyrë tek ish-agjenti i FBI-së McGonigal për të hapur një hetim për një amerikan për partinë e Berishës. E gjitha duke u mbështetur në informacione që kishin ardhur nga zyra e Ramës. Kauza e Berishës ka zgjuar më parë interesin e republikanëve, ndaj dhe Black ka bërë me dije se ka në plan të bëjë presion ndaj anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve të McGonigal në Shqipëri dhe administratës së Bidenit.
“Ishte vendim “i gabuar” për të sanksionuar Berishën dhe familjen e tij,”- shton Black, i cili pretendon se nuk ka dijeni për asnjë provë. Ndërsa shtoi: Kongresi merr raporte të rregullta nga Departamenti i Shtetit për arsyet e shpalljes së një personi “non grata”.
Por kjo nuk është hera e parë që Charles Black bashkëpunon me Berishën, pasi firma e tij përfaqësonte qeverinë shqiptare gjatë administratës së kryedemokratit, madje në një intervistë Black tha se ishte bërë mik me demokratin pasi të dy kishin mbajtur kontakte herë pas here.
“Mund të ketë informacione të klasifikuara diku që bien ndesh me atë që them, por nuk e di, kështu që dua që disa njerëz të përgjegjshëm ta shqyrtojnë këtë çështje,”– tha ai. Black, i cili vuri në dukje se Shqipëria u bashkua me NATO-n dhe BE nën qeverisjen e Berishës, u tall me pretendimet e fundit që Berisha mund të ishte në linjë me Kremlinin, duke këmbëngulur se: Asgjë nuk është më larg nga e vërteta.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Deri më tani, në daljet e tij publike, Berisha është shprehur se nuk ka ‘pajtuar’ asnjë lobist, por duket se Black është lëvizja e tij e fundit. Por paralelisht ka kallëzuar penalisht edhe Blinken për vendimin e marrë.
Marrë dhe përkthyer nga Politico