Connect with us

Kronike

NTV.AL sjell detaje të reja nga atentati në Shkodër

Të shtënat me armë zjarri një natë më parë në Shkodër dyshohet se kanë ndodhur pas një konflikti të çastit. Sipas Policisë, të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes tre personave, dy prej tyre vëllezër. Pas konfliktit, autori K.F ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së dy vëllezërve, D. K e A. K dhe më pas është larguar.

“Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër,  dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve  D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar  me armë zjarri  pistoletë dhe është larguar.  Nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor  të ngjarjes”, njofton Policia.

NTV.AL mëson emrat e personave të përfshirë në konflikt mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Kristian Fermosi pas një konflikti të çastit me dy vëllezërit David dhe Ardian Kiri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt tyre dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderberg” Shkodër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Blutë bënë me dije se Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Advertisement