Connect with us

Kosova

Nuk do ta durojmë/ Vuçiç pas takimit në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka thënë se nuk mund të konfirmojë që “ka ndonjë udhërrëfyes”, për daljen nga kriza në veri të Kosovës.

Këto komente ai i bëri pas takimit bilateral me ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme dhe e dobishme, por duhet të shohim atë që po ndodh në terren, ku në kufi kemi kamionë në pritje…” –  tha Vucic, duke iu referuar bllokimit të qarkullimit të kamionëve me mallra serbe në kufi me Kosovën.

Lidhur me zgjidhjen e situatës në Veri, ai u shpreh se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.

“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyçe, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk do ta durojnë terrorin e Kurtit” – deklaroi Presidenti serb

Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar të enjten takime të ndara bilaterale, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me Aleksandër Vuçiç.

Advertisement