Rajon
Nuk duam TA NDAJME AJRIN me boshnjakët, mesazhi fas*hist i Dodikut nga Rusia
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha se populli serb “kurrë nuk do të pajtohet me narrativën e Sarajevës politike dhe një pjesë të komunitetit ndërkombëtar rreth gjenocidit të supozuar në Srebrenicë”.
Ai deklaroi nga Shën Petersburgu, teksa ndodhet per një vizitë në Rusi, se shtytja e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “po e shtyn Bosnjën dhe Hercegovinën drejt një ndarjeje paqësore”.
“Është gënjeshtër e neveritshme se rezoluta do përshpejtojë pajtimin. Është sajesë që tregon qëllime propagandistike dhe asgjë tjetër. Kërkojmë vetëm që të respektohet letra e Dejtonit dhe letra e Kushtetutës” – deklaroi Dodik dhe vuri në dukje se “Republika Srpska nuk do pranojë shkeljet e vazhdueshme të rregulloreve”.
“Ju pëlqen apo jo, situate do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas 2 majit. Në marrëdhëniet tona të ndërsjella do të jetë Muri i Madh Kinez. Ne nuk duam të ndajmë ajër me boshnjakët, e lëre më vlera të tjera.” – deklaroi Dodik.
Teksa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar, si shumë herë më parë, se ‘Serbinë e presin ditë të vështira’, dhe se ‘Perëndimi po kërcënon drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë’, Ivana Stradner, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Washington, ka thënë se “dita më interesante do të jetë 5 maji, kur Dodik dhe Vuçiç do përgatisin një event për të shpallur zyrtarisht ‘Botën Serbe’, ku të gjithë serbët do të jetojnë në të njëjtin kuadër kulturor të quajtur, njëjtë si fjalimi i Millosheviçit në vitin 1989.
Sipas Stradner, pas deklarimit të presidentit serb, shumë njerëz u trembën, duke menduar se do ishte ndonjë provokim lufte, pasi Ballkani sot është kthyer në vatër të teorive konspiracioniste që po i mbjell Moska për të shkaktuar edhe më shumë kaos.
Teoria më e zakonshme që po qarkullon, theksoi Stradner, është se deklarata e Vuçiçit lidhet me vendimin e Përfaqësuesit të Lartë gjerman në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Shmit, për ndryshimin e ligjit zgjedhor