Kosova
Nuk duan tjetër/ Bislimi: Pala serbe kërkon vetëm Asociacionin
Kryenegociatori i palës kosovare në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur mbi takimin në Bruksel me palën serbe, për t’u qartësuar se ku ndodhet i gjithë procesi, per te cilin nuk behet fjale per pritshmëri rezultatesh.
”Eshtë diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me Marrëveshjen e 27 shkurtit”, deklaroi Bislimi, duke shtuar
”Sekuentimi për ne ka qenë pjesë qendrore e takimit. Kemi pasur propozimet dhe vërejtjet tona… pala serbe ka thënë se ‘ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër’ ”.
Sipas tij, ”Nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të kishte diskutime dhe situata në veri nuk ishte trajtuar fare”