Politike
Nuk e mbaj as si roje/ Salianji për Flamur Nokën: Fytyra e dështimit në PD
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lëshuar akuza të forta ndaj deputetit Flamur Noka, duke e cilësuar atë si një nga figurat më problematike brenda selisë blu.
Salianji e ka përshkruar Nokën si një person me probleme të shumta ligjore dhe lidhje me elementë kriminalë.
“Edhe roje nuk e mbaj unë atë, po të jetë për mua. Nuk thashë që e mbaj. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka probleme me grupet kriminale, ka akuza për korrupsion, shpërdorim, sepse ua ka dhënë familjarëve të vet prona të caktuara dhe ka një mijë problematika, përveçse ka shkatërruar degët e PD-së në themel”, tha ai.
Në vijim, Salianji e cilësoi Nokën si “fytyrën e dështimit” të Partisë Demokratike, duke shtuar se ai mbahet pranë nga Sali Berisha për shkak të retorikës së tij.
“Dhe ai është fytyra e dështimit të PD-së dhe aksidenti më i madh politik që ka PD-ja. Berisha e mban afër, sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe“, tha ish-deputeti.
Salianji: Ne kemi një problem tjetër; nëse rrimë vetëm në këtë dimension, ne nuk fitojmë kurrë. Së pari njëherë, debati që do ta shmangi edhe Lubonja, sepse ka rregulla, ne nuk mund të jemi si Rama, ne duhet të krijojmë epërsi morale duke qenë ndryshe nga Rama, duke respektuar rregullat e brendshme.
Ne nuk mund ta mundim Ramën me një Ramë tjetër brenda partisë. E dyta, unë nuk thashë që do e mbaj, sepse nuk e mbaj, edhe për shkak të nivelit këtë zotërinë, këtëNokën për shembull. Edhe roje nuk e mbaj unë atë, po të jetë për mua. Nuk thashë që e mbaj. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, ka probleme me grupet kriminale, ka akuza për korrupsion, shpërdorim, sepse ua ka dhënë familjarëve të vet prona të caktuara dhe ka një mijë problematika, përveçse ka shkatërruar degët e PD-së në themel.
Dhe ai është fytyra e dështimit të PD-së dhe aksidenti më i madh politik që ka PD-ja. Berisha e mban afër, sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe. Dhe njerëzit që e pranojnë autoritetin e tij, nuk e pranojnë në këtë nivel. Gomarllëqe të atyre përmasave mund t’i thotë vetëm një njeri si ky.