Connect with us

Politike

Buzhala: Bllokimi i rrugës drejt BE-së për shkak të Ballukut, një bast politik i Ramës

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mos i hequr mandatin ministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar një bllokim të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Buzhala e ka cilësuar vendimin si një ‘riciklim’ ose ripastrim i politikave të Ramës, duke nënvizuar se disa veprime të dekadës së fundit mund të justifikoheshin vetëm në këtë mënyrë. Ai shtoi se letra e drejtuar Bashkimit Evropian, përmendur edhe nga media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ishte kryesisht një formalitet dhe nuk reflektonte zgjidhje reale për çështjet e integrimit.
Gazetari theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të krijojë ‘korniza personale ligjore’ pasi është në rrugë të integrimit në BE dhe duhet të respektojë standardet e vendosura nga institucione të BE-së.
Megjithatë, Buzhala nuk e ka përjashtuar mundësinë që Rama të marrë një vendim në të ardhmen për të dorëzuar Ballukun, duke e parë këtë si një bast politik.
Ai thekson se Edi Rama përballet me dy opsione: ose të dorëzojë Ballukun dhe të ekspozohet politikisht, ose të vazhdojë kështu dhe të rrezikojë izolimin nga BE-ja. Sipas Buzhalës, ekspozimi politik i fuqishëm mund të hapë rrugë për përgjegjësi ligjore, duke treguar se asnjë drejtësi nuk mund të shmanget përfundimisht.
‘Është një tendencë e njerëzve me, si me thënë, me fut në gojë më shumë sesa mundën me çu te poshtë. Kështu që kjo kafshatë do të mund të përkthehej si një lloj riciklimi i Ramës, një ripastrim i tij, nëse vërtet ky finishi kishte me e arsyetuar edhe disa të paarsyetueshme në dekadën e fundit.
Si bëhet kjo? Bëhet sepse, bëhet për shembull, edhe pak për letrën. Pra, tingëllon keq ajo letra si i thonë Frankfurt Allgemeine Zeitung, me bashkautorin, po përndryshe letra ishte më shumë vardisje për Bashkimin Evropian, të cilët janë në zor, janë në probleme me vetot e Hungarisë ose Sllovakisë.
Mirëpo është e painterpretueshme, u përmend këtu, domethënë, 2030-sha nuk mundet, Rama nuk ka me pas armik të jashtëm për me shpik një diçka tjetër, që me thënë, nuk ndodhi 2030-ta sepse, jo sepse, po dihet se pse? Sepse ishe ti edhe ishte mungesa e besimit në drejtësi.
Drejtësia, qysh e kam thënë edhe herë tjetër, se kur diskutojmë shumë për të njëjtën temë, nganjëherë na duket që po përsëritemi, po s’kam qare pa, pa e, si me thënë, pa e, qysh kanë thënë, duhet me e përsëritur shpesh që ndoshta me i mbet, me i mbet dikujt në kokë. Nuk negociohet drejtësia edhe nuk negociohet gjendja ligjore aktuale duke i fajësuar ligjet.
Okej. Ti i bindesh ligjeve, pastaj nëse ta merr mendja i ndryshon ligjet, po jo duke pasur efekt prapaveprues ligjet. Ligji nuk ka efekt prapaveprues. Dikush që ka qenë në hetime më herët, nuk mundesh ti përmes ndryshimit ligjor me shpëtuar ata për të cilët kanë filluar hetimet.
Ligji ka efekt prapaveprues vetëm nëse ka filluar procesi gjyqësor edhe gjyqtari mundet me vendosur për shkallën e dënimit. Po dhe atëherë nuk e ka prapaveprues. Pra është fakultative për gjyqtarin, po zakonisht nuk ndodh ashtu. Pra, krejt këto ekzibicionet ë e Ramës, me i ndryshuar ligjet eventualisht, pa e pasur një pajtim prej, qysh e thashë, aki komunitare prej Bashkimit Evropian, ato janë jo valide.
Sepse asnjë shtet i cili është në rrugë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk mundet me bë kornizë personale ligjore sepse ashtu po i bie më mirë. Pra, Bashkimi Evropian e ka një rrjet të zyrave nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ku ti i ke një set standardeve prej të cilës nuk mundesh me dalë.
Pra unë hala nuk jam dorëzuar që, unë ende mendoj që Rama në fund ka me bë bastin që ka me dorëzuar Ballukun. Sepse kur e sheh, perspektivat do të ndryshojnë me kalimin e muajve. Ky ishte një test me pa, unë po besoj që Rama dikë e ka në Francë, dikush në Francë ja bën me sy, ose në Itali, provoje.
Po ajo është më shumë, si me thënë, miqësore, po në fund ajo do të ngelet aty dhe Rama kur e sheh, Rama, qeveria shqiptare, kushdo që e ka këtë shtet që e ka marrë përsipër, sa më shumë që të shkojë afër penalizimit direkt, pra shtyrjes së afateve, kërcënimeve direkte, Rama nuk është aq i pa vëmendshëm, unë mendoj, që në fund me thënë, okej, po e marr këtë bast, po e dorëzoj, po e heq imunitetin e Belinda Ballukut, të shoh çka po ndodh me mua. Sepse kjo rruga tjetër nuk i garanton që nuk do të preket.
Pra, Rama është para dy opsioneve. Opsioni i parë, me dorëzuar Belindën, edhe qysh thotë edhe opozita, edhe këta të tjerët që thonë, po vetëm e ekspozon veten. Po kjo është edhe më tutje sipas meje, si me thënë, jo krejtësisht e njohur. Opsioni i dytë është me vazhdu kështu, po unë prapë mendoj që kështu prapë Rama e ekspozon veten. Domethënë, duke qenë i izoluar prej Bashkimit Evropian.

Çështja është kështu. Është e vërtetë që ka frikë nga drejtësia, po ekspozimi politik ka me ta sjellë një ekspozim të drejtësisë në formë të hakmarrjes. Sepse ekspozimi politik i fuqishëm, le të themi radioaktiv, që mundet me qenë shkatërrues, hap rrugë për gjëra që ndodhin në rrugë pastaj. Pra edhe kjo nuk është sakllam që ti nuk ke me u përballë me një lloj drejtësisë.’, tha Berat Buzhala

Advertisement