Kronike
Nuk e nxori fare armën, e qëlloi nga xhepi i xhupit, detaje të reja nga vrasja në Ndroq
Alfred Dedja, 50 vjeç u vra me armë zjarri rreth orës 15:30 të ditës së djeshme në një lokal në Ndroq.
Autor i dyshuar i ngjarjes është 27-vjeçari Julian Gjoshi, i cili menjëherë pas krimit u largua me një makinë tip “Benz”.
Dedja ndodhej i ulur në lokal me një mikun e tij.
Autori pasi ka hyrë në lokal, ka shkuar në tavolinën që ndodhej 50-vjeçari dhe e ka qëlluar atë.
Gjoshi nuk e ka nxjerrë pistoletën në asnjë moment nga xhepi dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit.
Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit të dyshuar Julian Gjoshi.
Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur.
Nisur nga ky fakt, hetuesit dyshojnë se autori ka qenë më herët përgjatë zonës duke ruajtur lëvizjet e objektivit të tij.
Viktima është qëlluar disa herë me armë, dy prej plumbave e kapën në trup.
Në vendngjarje është gjetur edhe një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.
Alfred Dedja u ngrit në këmbë për ta përshëndetur, autori e qëlloi
Julian Gjoshi ka qëlluar 5 plumba, por vetëm 2 plumba kanë kapur në trup 50-vjeçarin Alfred Dedja, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Mësohet se viktima ishte i ulur vetëm në tavolinë në një lokal në momentin kur autori qëlloi drejt tij.
Dedja sapo ka parë Gjoshin t’i afrohet tavolinës së tij, është ngritur në këmbë për ta përshëndetur, ndërsa autori ka qëlluar drejt tij duke e lënë të pajetë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, rezulton se disa ditë më parë ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit.
Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas burimeve nga policia, 50-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin fqinj për trafik droge.
TEMA