Aktualitet
Nuk e rrëzoni dot Ramën me protesta, më shumë ishte për të celebruar bashkimin
Gazetari Ervis Iljazaj tha se protesta, si të gjitha protestat politike, nuk ishte për të rrëzuar qeverinë por për të dëshmuar bashkimin e opozitës.
Sipas tij, kjo protestë dëshmoi se Rithemelimi është realiteti më i rëndësishëm opozitar.
“Ka një mitizim të protestave politike, gjatë tranzicionit shqiptar protestat politike, që janë bërë shumë më të mëdha se kjo, në fund nuk arrijnë ndonjë objektiv, më shumë bëhen për të forcuar radhët brenda vetes se sa për të rrëzuar qeverinë. Nuk rrëzohet qeveria me protesta politike. Në 21 janar nuk ra qeveria, bënë zgjedhjet dhe fituan Tiranën. Këto protesta bëhen më shumë për të celebruar bashkimin mes tyre, kjo protestë dëshmoi se është realiteti më i rëndësishëm opozitar, e dyta mu duk një protestë tërësisht berishiste në retorikë”, tha Iljazaj.