Sociale
‘E vrau shteti’, protestë për vdekjen e 7-vjeçares
Qytetarë të shumtë kanë mbajtur dje homazhe tek Kryeministria për 7-vjeçaren Jonada Avdia që u vra tragjikisht në Potam, Himarë nga një gomone.
Dje mbrëmje në orën 20:00 janë ndezur qirinj tek Kryeministria si homazh për 7-vjeçaren që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një gomone, në plazh.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në plazhit e Potamit, tronditi mbarë opinionin publik. Shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë para Ministrisë së Brendshme ditën e nesërme, 4 gusht, ndërsa theksojnë se do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.
Reagimi:
Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.
Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….
Të kërkojme shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi
Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano
Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!