Connect with us

Rajon

Nuk është rastësi/ Çanak akuza për Vuçiç dhe Dodik

Nenad Çanak, kryetar nderi i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, ka shpërndarë në Twitter një pjesë të analizës paszgjedhore nga zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, në të cilën ndër të tjera thuhet se fitorja e Jakov Milatoviçit ndaj Milo Gjukanoviqit ishte ndihmuar nga presidentët e Serbisë dhe Republika Srpska, Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik.

“Ata padyshim që nuk i lënë asgjë rastësisë, dhe kanë ndihmuar në zgjedhjen e proserbit dhe prorusit president në Mal të Zi” – deklaroi Çanak

Sipas tij, ditën e votimit janë fikur kamerat duke i hapur vendkalimet kufitare gjerësisht, pa kontroll.

Siç ka raportuar Pobjeda, kamerat e vëzhgimit nuk kanë funksionuar në asnjë pikë kufitare – me Serbinë, Shqipërinë, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, të cilat mund të shihen në faqen zyrtare të internetit

Sipas Canak, ishin priftërinjtë e Kishës së Serbisë me lista zgjedhore ata që pritën dyvotuesit ilegalë që nxituan të votojnë edhe në Mal të Zi.

Advertisement