Kosova
Nuk flitet për vulë e firmë, por për zbatim/ Rohde për marrëveshjen e Brukselit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se nuk është në diskutim nëse duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, por zbatimi i saj, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është shumë rëndësishme.
Ambasadori gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria që të kryej obligimin e saj për themlimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
”Kjo është ajo që BE-ja, Gjermania dhe të gjithë partnerët e afërt të Kosovës presin. Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit” – ka potencuar ambasadori gjerman, sipas te cilit, zgjidhja e tensioneve në veri të vendit bëhet përmes procesit të normalizimit dhe themelimit të asociacionit.