Connect with us

Kosova

Nuk guxoni me Vuçiç dhe sulmoni Kurtin/ Analisti i reagon ashpër ndërkombëtarëve

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka komentuar situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

Ai është shprehur i pakënaqur me ndërkombëtarët, të cilët sipas tij, kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës për tensionimin e situatës, kurse nga ana tjetër kanë përkëdhelur Serbinë dhe Aleksandër Vuçiç

Maxharraj  ka thënë se ndërkombëtarët për çdo gjë po ia lanë fajin Qeverisë Kurti, ndërkohë që pas tensioneve qëndron vetëm Serbia dhe grupet kriminale.

“Kosova u dashka t’i pyes ndërkombëtarët për çdo gjë, kurse Serbia fare për asgjë, bile edhe kur Serbia e kalon kufirin në veri duke kërcënuar sovranitetin dhe integritetin e saj, ndërkombëtarët i mbyllin sytë dhe veshët, dhe vazhdojnë me ledhatime ndaj Serbisë dhe Vuçiçit i cili është një kriminel lufte, gënjeshtar dhe mashtrues ordiner” – tha analisti politik

 

Advertisement