Connect with us

Pinknews

‘Nuk i kam blerë dot vitaminat…’/ Bardhi rrëfen dhimbjen pas këngës “Qikes teme”

Këngëtari Bardhi publikoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka thënë edhe disa fjalë për ish menaxherët e tij.

Bardhi në vargjet e tij shprehet se nuk është mirë financiarisht duke thënë se nuk ka para as për qiranë.

“Kënga është për të, nesër rritet çika e dëgjon një histori të keqe të babes, le ta merr një mësim nga unë. Mesazhi i dytë ka qenë për të gjithë familjet që nuk kanë mundësi. Na shohin si artista mendojnë që jem milionera. Kur është shkru kënga nuk kam punu, nuk kam pas koncerte. Sara ka punu unë jo, nuk kam mundur as vitamina t’i blej. Unë si kryefamiljar e kam ndje dhimbjen se pse nuk kam mundur që të i siguroj”, tha Bardhi.

Advertisement