Connect with us

Aktualitet

Nuk i kthyhen tokën shtetit/ Gjykata e Lezhës jep vendimin për 11 punonjësit e Kadastrës

Gjykata e Lezhës ka lënë fuqi vendimin për pezullimin e 11 punonjësve të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë.

Punonjësit janë në akuzë për moszbatimin e një vendimi gjykatë për konfiskimin 234.548 metër katrore tokë në zonën e Ranës së Hedhur, e cilas sipas Prokuorisë i përket shtetit.

Zyrtarët e kanë konsideruar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tyre nga puna si të kundraligjshëm, pasi sipas tyre gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit, ndaj nuk mund të vepronin në kundërshtim me ligjin.

Pavarësisht pretendimeve, gjyqtar Renis Sheshi, ka pranuar kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj. Ndërkohe 11 punonjësit e pezulluar nga detyra kanë paralajmëruar animimin të vendimit

Advertisement